Maqedoni

Këshilli gjyqësor: Mbaron vizita e punës në apel, së shpejti raporti

29.12.2022 14:44

Ekipi i Këshillit gjyqësor ka përfunduar vizitën e punës në gjykatën e Apelit në Shkup...

Ekipi i Këshillit gjyqësor ka përfunduar vizitën e punës në gjykatën e Apelit në Shkup, për të detektuar shkaqet për prolongimin e lëndëve "Transportuesi", "Trezor", “Target-Fortesa" dhe rasti "Alfa". Vendimi  i tillë erdhi pasi Gjykata e Apelit anuloi vendimin e shkallës së parë për rastin "Target-Fortesa" ku i akuzuar është ish- shefi i DSK-së Sasho Mijallkov. Kryetarja e Këshillit gjyqësor, Vesna Dameva, thekson se do të veprojnë në bazë të konstatimeve të raportit i cili së shpejti do të shpaloset.
 
“Kolegët tani më po përgatisin raportin dhe ai do të dorëzohet sa më shpejt. Shpresoj të jetë gjatë ditës së nesërme, eventualisht pas viti të ri. Atë raport do ta shqyrtojë e gjithë Këshilli gjyqësor dhe në bazë të atij konstatimi nëse është e nevojshme do të merren veprime të mëtutjeshme. Këshilli gjyqësor në çdo moment duhet të dijë se çka ndodhë me lëndët, këtu janë vetëkritike se nuk është detektuar gjithçka në kohë, por edhe nuk mundet që të dijë gjithçka. Periudhën e ardhshme do të ndërmerren më shumë hapa që mos t’i marrim njohurit nga mediet por të jetë obligim i Këshillit gjyqësor.”, - theksoi kryetarja e Këshillit gjyqësor, Vesna Dameva.
 
Qëndrimin e djeshëm të ministrit të drejtësisë Nikolla Tupançevski, që të bëhen ndryshime ligjore me të cilat bashkëpunëtor profesional mos mund të jetë në krye të Këshillit gjyqësor, por ai të jetë gjykatës, Dameva e shef si deklaratë politike.
 
“Apeloj deri tek të gjithë politikanët të përmbahen nga çfarë do lloji komentimi sa i përket punës së Këshillit Gjyqësor, për cilin do, jo për deklaratën konkrete. Të mos komentohen vendime, gjendje etj. Kjo nënkupton ndikim direkte në punën dhe kompetencat e Këshillit gjyqësor. Ministria e drejtësisë apo pushteti ekzekutiv si propozues i ligjeve mundet të reagojë nëse mendon se diçka nuk është në rregull.”, - u shpreh kryetarja e Këshillit gjyqësor, Vesna Dameva.
 
Ndërkohë, në seancën e sotme, Këshilli gjyqësor rizgjodhi Ivan Xholev kryetar të Gjykatës Penale. Xholev ishte kandidat i vetëm dhe do ta udhëheq Gjykatën penale edhe për 4 vite të tjera.
 
FLORIJE BELULI KAMBERI