Honorarët, nesër fillon pagesa e kontributeve
Prej nesër do të fillojë të realizohet pagesa e kontributeve për honorarishtet...

Agjencitë për të drejta autoriale dhe punësime të përkohshme veçmë kanë marrë instrukcione të qarta se si do të dukej praktikisht pagesa e sigurimit pensional dhe shëndetësor që përfshin 35.3% nga shuma totale e honorarit.
Pagesën e kontributeve do të duhet ta bëjnë personat që marrin honorare të cilat tejkalonë shumën 9. 590 denarë. Por kjo nuk vlen për personat që kanë një ose më shumë kontrata ku shuma e të ardhurave nuk i tejkalon të ardhurat minimale prej 9 590 denarëve. Nëse personi ka vetëm një kontratë e cila tejkalon këtë shifër atëherë punëdhënësi është I obliguar që të shlyej pagesat ndaj shtetit.
“Personat të cilët janë të papunësuar dhe të ardhuart e vetme I kanë përmes një kontrate në vepër atëherë ai që realizon pagesën e kontratës në vepër në rastin kompania apo institucioni shtetëror I cili angazhon atë person ai është I obliguar që tia llogarisë dhe tia paguajë kontributin për shumën e caktuar e cila gjithmonë do të duhet të jetë mbi 9500 den që të kapet nga ky ndryshim I ligjit, përndryshe ata që janë nën vlerën e 9500 denarë dihet se nuk do tu nënshtrohen këtyre ndyshimeve”- tha Norik Selimi, drejtues i agjencisë “Motivi Group”.
Përfitimet e shtetit me këto risi tejkalojnë shifrën 70 milion euro, para këto që deri më tani kanë përfunduar në xhepin e rreth 200 mijë honoraristëve. Thuhet se përfitime nga ndryshimet e reja do të kenë edhe qytetarët edhe pse të drejtat e tyre nuk janë precizuar deri në fund, thekson Norik Selimi nga motiv Grup.
“Jo të gjitha problemet I rregullon ky ligj. Vazhdon të ketë problem në kuptimin se personat të cilët janë të angazhuar me kontratë në vepër përsëri nuk do të mund të marrin pushimin vjetor të cilët e gëzojnë punëtorët e rregullt, pushimin e lindjes kështu që pjesërisht do të dëmtohen përsëri mirpo besojmë se me kalimin e kohës dhe kjo çështje do të mer një zgjidhje” – tha Norik Selimi, drejtues i agjencisë “Motivi Group”.
Nga DAP-I kanë bërë të ditur se deri më 10 shkurt te DAP-I do të duhet të dorëzohet raporti për pagesë ndërsa deri më 15 shkurt duhet të kryehet pagesa e kontributeve për muajin paraprak, pa marrë parasysh se a është I paguar honorari apo jo.
Në rast se nuk përfillen këto afate ligjore për kryerjen e pagesave janë parashikuar edhe dënime.
Me 500 deri në 1 mijë euro do të dënohet personi I cili për veten nuk dorëzon kontratën e nëshkruar deri tek fondi pensional. Dënime prej 300 deri në 600 euro do ti shqiptohen honoraristit I cili nuk do të bëjë pagesën.
Nëse personi juridik që bën përllogaritjen e të ardhurave, nuk dorëzon raportin deri tek DAP-I në afatin e dhënë kohor atëherë do të gjobitet në vlerë prej 2 mijë deri në 3 mijë euro. (Meral Ismaili, TVM2)
