Maqedoni
Thaçi, optimist për ndryshimet kushtetuese
29.12.2022 15:45
Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, në takimin para Vitit të Ri me bashkëpartiak...

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, në takimin para Vitit të Ri me bashkëpartiak dhe media u shpreh optimist për situatën politike në vend. Sipas tij, çështja e ndryshimeve kushtetuese e cila kohëve të fundit është shumë diskutabile, do të merr një epilog pozitiv vitin që vjen, sepse siç thotë ndryshimet kushtetuese janë të nevojshme që t’i jepet fund ndikimit rusë.
“Unë vazhdoj të rri me shpresë se ne shumë shpejt do të arrijmë që ndoshta bashkërisht do t’i bëjmë ndryshimet kushtetuese që procesi negociues me BE-në ta bëjmë më të prekshëm më të shpejtë dhe definitishit ta eliminojmë stresin që kanë qytetarët tonë se kjo rrugë është diskutabile. Këto ndryshime janë shumë të nevojshme për shkak të parandalimit definitive apo final të ndikimit rus qoftë në aspektin politik diplomatik apo në aspektin e shërbimeve informative apo shërbimeve sekrete.”, - deklaroi kryetari i PDSh-së, Menduh Thaçi.
Sipas tij viti i ardhshëm do të jetë i vështirë nga pikëpamja ekonomike dhe shpresa e fundit e vendit është mbështetja nga partnerët ndërkombëtarë BE dhe ShBA .
SANIJE DURAKU
