Kritika prokurorisë për Kezharovskin
Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë ka kritituar sot Prokurorinë duke vlerësuar se ajo ka qasje hakmarrëse ndaj kazetarit Kezharovski....
Në një komunikatë me shkrim të SHGM-së thuhet se "Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë ashpër dënon ankesën e Prokurorisë publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe të korrupsionit ndaj vendimit për lirimin me kusht të gazetarit Tomisllav Kezharovskit, si një teatër naiv për të aktruar shtetin juridik dhe lojë e paskurpullt nervash në dëm të një gazetari të pafajshëm dhe të lirisë së fjalës.
SHGM vlerëson se ankesa e prokurorisë ndaj lirimit me kusht të Kezharovskit është hakmarrës dhe johuman. Pohimi i prokurorisë se Kezharovski nuk i plotëson kushtet për lirim me kusht dëshmon se ky institucion refuzon të pranojë përgjegjësinë që dy vite persekuton një njeri të pafajshëm. Me këtë akt, prokuroria pa sukses përpiqet që para opinionit të diskreditojë gazetarët si kriminel më të mëdhënjë të cilët nuk meritojnë kurrëfarë mëshire dhe me këtë të devalvojnë misionin e mediave në një shqoqëri demokratike si korigjues të pushtetit.
Përveç kësaj, sjellja e prokurororisë është shfryerje johumane ndaj Kezharovskit dhe familjes së tij, me qëllim që t’i thyejnë dhe të bëhen shembull për të gjithë gazetarët dhe qytetarët, të clët do të marrinë guximin që të sfidojnë sistemin kur ai ua shkelë të drejtat dhe liritë e tyre.
Rasti i Kezharovskit dëshmon se në Maqedoni nuk ka mbetur asgjë nga shteti i të drejtës sepse policia, prokuroria dhe gjykata janë bashkuar në shkeljen e lirisë së fjalës, si një ndër të drejtat dhe liritë themelore të njeriut", thuhet në komunikatën e SHGM-së.
