Maqedoni

Dibër, ndanë mirënjohje për donatorët

29.12.2022 17:59

Spitali i përgjithshëm i Dibrës mbyll me sukses vitin 2022 duke ndarë edhe mirënjohje donatorëve të ndryshëm...

Spitali i përgjithshëm i Dibrës mbyll me sukses vitin 2022 duke ndarë edhe mirënjohje donatorëve të ndryshëm: si komunës Dibër, asaj të qendrës Zhupe, shoqatave humanitare të individëve anonim si dhe shoqatës atdhetare dibrane që vepron në Amerikë, e cila me dhurimin e një inhalatori dhe një skaneri  mbylli projektin e përkrahjes për këtë vit me vlerë mbi 70 mijë dollar amerikan.
 
Në emër të donatorëve të cilët kanë dhënë ndihma në repartin e pediatrisë Blendi Saraçi, Herolind Dema, Talat Pustina dhe personave anonim përshëndeti Arbër Ambari.
 
Mbështetur në biseda me mjeket e spitalit të Dibrës u pa e nevojshme t’i sigurohet një skaner magnet rezonancë për çka qytetarët dibran sorollaten spitaleve private apo presin radhën me muaj të tërë për diagnostifikimin e saktë të sëmundjeve.
 
ATLI DEMA