Botë

Netanyahu betohet për mandatin e tij të gjashtë si kryeministër i Izraelit

29.12.2022 21:03

Benjamin Netanyahu të enjten bëri një rikthim dramatik si kryeministër i Izraelit...

Benjamin Netanyahu të enjten bëri një rikthim dramatik si kryeministër i Izraelit, pasi u betua si lider i asaj që ka të ngjarë të jetë Qeveria më e djathtë e vendit në histori.
 
Netanyahu dhe Qeveria e tij u betuan të enjten për mandatin e tij të gjashtë si kryeministër, 18 muaj pasi ai u rrëzua nga pushteti, raportoi CNN-i të enjten.
 
Ai rikthehet me mbështetjen e disa figurave të ekstremit të djathtë, të cilët dikur ishin futur në skajet e politikës izraelite, pasi formoi një koalicion.
 
Anëtarët e partisë Likud të Netanyahut do të plotësojnë disa nga postet më të rëndësishme të kabinetit, duke përfshirë ministrin e Jashtëm, ministrin e Mbrojtjes dhe ministrin e Drejtësisë.
 
Netanyahu është kryeministri më jetëgjatë i Izraelit, pasi kishte mbajtur më parë këtë post nga viti 2009 në 2021 dhe më parë për një mandat në fund të viteve 1990.