Ivanov takon homologun e tij, Plevneliev
Kryetari i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov ka takuar në Sofje homologun e tij bullgar Rosen Plevneliev...

Siç informojnë nga kabineti i tij, është bërë fjalë për gjendjen aktuale në marrëdhënieve bilaterale midis dy vendeve dhe është biseduar edhe për proceset euro integruese, si dhe për bashkëpunimin rajonal.
Ivanov, e ka riafirmuar qëndrimin e Republikës së Maqedonisë për marrëdhënie më të mira dhe bashkëpunim me të gjithë fqinjët e saj, si qëllim strategjik, përskaj euro integrimeve dhe bashkëpunimit rajonal.
“Ndonjëherë midis fqinjëve paraqiten dallime në lidhje me çështje të caktuara, por ato në asnjë mënyrë nuk duhet që të ndikojnë negativisht në marrëdhëniet e përgjithshme dhe bashkëpunimin. Për dallimet duhet që të qaset me respektim të dy anshëm dhe të kapërcehen me dialog”, ka theksuar Ivanov.
Presidenti Gjorge Ivanov gjat qëndrimit në SOfje ka marr pjesë edhe në salikimin që me rastin e vdekjes së ish presidentit bullgar, Zhelju Zhelev u mbajt në katedralen "Shën Aleksandar Nevski" në Sofje.
