Maqedoni

Parashikimi i motit

30.12.2022 09:01

Për ditën e premte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga masa ajrore relativisht të paqëndrueshme....

Për ditën e premte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga masa ajrore relativisht të paqëndrueshme.
 
Moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura në pjesën më të madhe të territorit. Do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga drejtimi perëndimor.
 
Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -2°C deri në 14°C.
 
Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë me mjegull dhe vranësira të ulëta. Temperatura minimale do të zbresë deri në 2°C, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 10°C.