Maqedoni
Ndryshimet kushtetuese, Mariçiq: Deputetët të marrin përgjegjësi, BE pret
30.12.2022 11:06
Parlamenti vitin e ardhshëm do të ketë mundësinë që të sigurojë vazhdimësinë e procesit të negociatave me Unionin...

Parlamenti vitin e ardhshëm do të ketë mundësinë që të sigurojë vazhdimësinë e procesit të negociatave me Unionin dhe të sigurojë perspektivën evropiane të shtetit, thotë zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bojan Mariçiq.
Vitin e ardhshëm, Parlamenti dhe përfaqësuesit e zgjedhur do të duhet të mbajnë një pjesë të barrës që do të vendosë procesi i negociatave në përfundimin e ndryshimeve kushtetuese, respektimin e ligjeve të BE-së dhe zbatimin e reformave. Ato janë kyçe për të vazhduar rrugën evropiane dhe dinamikën e saj, ka shkruar Mariçiq në postimin e tij në rrjetet sociale.
