UKRAINË

Vriten 13 ushtarë

01.02.2015 17:15

Autoritetet në Ukrainë kanë njoftuar se 13 ushtarë janë vrarë gjatë 24 orëve të fundit në lindje të vendit...

Ushtria ka njoftuar sot se edhe 20 ushtarë të tjerë janë plagosur në luftën kundër separatistëve pro-rusë.

Poashtu gjatë luftimeve në Donjeck dhe Luhansk, kanë vdekur edhe gjashtë civilë konfirmojnë zyrtarët dhe rebelët prorus.

Bisedimet e parapara për tu mbajtur të shtunën në Minsk në mes të separatistëve, qeverisë ukrainase, OSBE-së dhe Rusisë, kanë dështuar për shkak të intensifikimit të luftimeve.