Vdes “Mbreti” i futbollit, Pele, ndërron jetë në moshën 82 vjeçare

30.12.2022 09:17

Pele, “Mbreti” i futbollit, i cili fitoi tre Kupa Bote dhe u bë një nga figurat sportive kryesore të shekullit të kaluar, ndërroi jetë të enjten, në moshën 82-vjeçare....

Pele, “Mbreti” i futbollit, i cili fitoi tre Kupa Bote dhe u bë një nga figurat sportive kryesore të shekullit të kaluar, ndërroi jetë të enjten, në moshën 82-vjeçare.
 
Braziliani i ishte nënshtruar trajtimit për kancerin e zorrës së trashë që nga viti 2021. Ai ishte shtruar në spital muajin e fundit me sëmundje të shumta. I konsideruar gjerësisht si një nga lojtarët më të mëdhenj të futbollit, Pele kaloi gati dy dekada, duke magjepsur tifozët dhe duke mahnitur kundërshtarët si golashënuesi më i mirë me klubin brazilian Santos dhe ekipin kombëtar të Brazilit. Ai e çoi Brazilin në majat e futbollit dhe u bë një ambasador global i sportit.