Botë
Mali i Zi, Miodrag Lekiq, mandatar për qeverinë e re
30.12.2022 11:46
Kryetarja e Kuvendit të Malit të Zi, Danijela Gjuroviq, ka njoftuar para deputetëve se janë plotësuar kushtet..

Kryetarja e Kuvendit të Malit të Zi, Danijela Gjuroviq, ka njoftuar para deputetëve se janë plotësuar kushtet që Miodrag Lekiq të jetë mandatar i qeverisë së re të Malit të Zi.
Ajo tha se këto kushte janë plotësuar për shkak se presidenti malazez Milo Gjukanoviq nuk ka propozuar një mandatar me kërkesë të shumicës parlamentare. Lekiq u propozua si kandidat nga mazhoranca që përbëhet nga partitë që fituan zgjedhjet e gushtit 2020. Kryetari i Demokracisë së Re Serbe dhe një nga liderët e Frontit Demokratik, Andrija Mandiq, tha se ekziston një marrëveshje parimore që Qeveria e re e Malit të Zi të formohet para 20 janarit, kur do të shpallen zgjedhjet presidenciale.
