Maqedoni

Alçevski: Ka nevojë për ligj për infrastrukturën kritike

30.12.2022 14:07

Zhvillimet aktuale të sigurisë në vendin tonë, rajon dhe më gjerë paraqesin sfida që padyshim synojnë...

Zhvillimet aktuale të sigurisë në vendin tonë, rajon dhe më gjerë paraqesin sfida që padyshim synojnë ose mund të jenë një kërcënim serioz për infrastrukturat kritike dhe që do të ndikonin më tej në sigurinë kombëtare, ekonominë, shëndetin dhe funksionimin efikas te sistemet e shtetit. E gjithë kjo kërkon aplikimin dhe ndërtimin e një politike gjithëpërfshirëse të sigurisë përmes një ligji të përshtatshëm për infrastrukturën kritike. 
 
“Pranimi i realitetit të cenueshmërisë së shtetit përmes objekteve dhe institucioneve që janë me rëndësi jetike për Maqedoninë dhe faktit që jetojmë në një kohë të situatave të paqëndrueshme shoqërore dhe politike ku shfaqen fenomene devijuese, terrorizëm, sulme kibernetike, kërcënime anonime, pandemi,  mund të shkaktojë pasoja të rënda në shoqëri. Për këto arsye, miratimi i një ligji të tillë është thelbësor për vendin tonë.”, - deklaroi eksperti në fushën e sigurisë, dr. Gjorgi Alçevski.
 
Një numër i madh i vendeve të zhvilluara tashmë e kanë rregulluar këtë fushë dhe vendi ynë nëpërmjet Ministrisë së Mbrojtjes tashmë po zhvillon rregullore që synojnë përmirësimin e sigurisë së infrastrukturave kritike.
 
“Para se gjithash duhet të miratohet një kriter apo metodologji për përcaktimin e infrastrukturës kritike, të miratohet një vlerësim i rrezikut për infrastrukturat kritike, planet, programet për operatorët e infrastrukturës kritike, pastaj planet e kontrollit të cilësisë dhe planet e trajnimit dhe trajtimin e emergjencës.”, - theksoi eksperti në fushën e sigurisë, dr. Gjorgi Alçevski. 
 
Propozim ligji për Infrastrukturën Kritike, i cili është në proces, duhet të garantojë sukses në përballjen me kërcënimet e sotme dhe rikuperim të shpejtë në rast të pasojave të mundshme negative.
 
GAZMEND REXHEPI