Gjatë janarit 1.375 të vrarë
01.02.2015 17:17
Luftimet dhe dhuna në Irak, u kanë kushtuar me jetë së paku njëmijë e 375 persona, kryesisht civil, vetëm gjatë muajit janar..

Sipas Kombeve të Bashkuara, në mesin e këtyre viktimave, 790 janë civilë. Më së shumti civilë, 256 sosht, sipas OKB-së, janë vrarë në Bagdad.
Në mesin e të vdekurve janë edhe 585 ushtarë të Irakut, të cilët po luftojnë pasi militantët e Shtetit Islamik i kanë marrë një pjesë të territoreve të vendit.
Përmes një deklarate të lëshuar sot, Kombet e Bashkuara kanë njoftuar se përveç të vrarëve, gjatë të njëjtës periudhë kohore, janë plagosur edhe 2 mijë e 240 civilë dhe ushtarë.
