Pritja e Vitit të Ri, tryezë të varfër për shkak të krizës ekonomike

30.12.2022 15:10

Qytetarët e vendit nuk do ta presin vitin e ri sikur vitet e kaluara, shumica do të kenë tryezë të varfër...

Qytetarët e vendit nuk do ta presin vitin e ri  sikur vitet e kaluara, shumica do të kenë tryezë të varfër për vitin e ri dhe kjo ndodh për shkak të krizës ekonomik. Tregjet e vendit janë pak të frekuentuara nga qytetarët, ata thonë se gjatë dy viteve të fundit dyfish janë rritur çmimet e mishit dhe janë të detyruar të blejnë vetëm gjërat më elementare që u nevojiten.
 
Qytetarët e anketuar thonë se gjatë festave të fundvitit janë rritur çmimet e produkteve ushqimore në tregun e  Bit pazarit.
 
“Cdo ditë e më tepër rriten çmimet, mund të them se dyfish janë rritur.”, tha një qytetare.
 
“Ka rritje ka, sigurisht se po, vërehet prej fillimit.”, - theksoi një qytetare. 
 
“Po, ka nga pak rritje të çmimeve tash për festa.”, tha një qytetar.
 
“Më shtrenjtë janë sigurisht, çdoherë kur ka festa çmimet rriten në treg.”, u ahpreh një qytetar.
 
Nga ana tjetër shitësit thonë se çmimet nuk janë rritur për festa, por janë reale ndonëse pak ka shitje në krahasim me vitet e kaluara.
 
“Çmimet janë lirë, por njerëzit nuk kanë me bl. Shitje kemi diku-diku në krahasim me vitet e kaluara kemi pasur punë më shumë.”, - tha një shitës.
 
“Jo, dobët është, çmimet janë reale nuk janë shtrenjtë, 40 denanrë portokalli, 70 limoni.”, - theksoi një shitës tjetër.
 
“Puna është ndalur 70 për qind më pak se vitin e kaluar, vitin e  kaluar ishte më mirë standardi këtë vit jo. Del ministri thotë se çmimet 10 apo 30 për qind do të ulen çmimet, por përkundrazi edhe 20 për qind i hypin çmimet gjithë mashtrim është.”, - u shpreh një shitës.
 
Qytetarët thonë se nuk është vetëm ushqimi problem, por edhe udhëtimi për festa është i shtrenjtë. Shumica e të anketuarve thonë se natën e vitit të ri do ta presin në ambientet familjare, disa në sheshin e qytetit, ndërsa ata që gjendjen ekonomike e kanë më të mirë edhe jashtë vendit, si në Turqi dhe Dubai.
 
VLORA LATIFI TOPOJANI