Maqedoni
Kyqyk: Ndryshimet kushtetuese çojnë para integrimet
30.12.2022 15:49
Shteti që dëshiron të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian paraprakisht duhet të sigurojë konsensus nacional...

Shteti që dëshiron të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian paraprakisht duhet të sigurojë konsensus nacional që t’i miratojë kushtet politike që i kërkon procesi integrues, paralajmëron raportuesi për Maqedoninë e Veriut në Parlamentin Evropian, Ilhan Kyqyqk. Sipas tij, rruga për në BE kalon nëpërmjet dialogut Shkup-Sofje, mbarimit të procesit të skriningut si dhe implementimit të ndryshimeve kushtetuese.
“Për anëtarësim në BE nuk duhet të ketë pikë vështrime të ndryshme. Patjetër të ketë konsensus nacional, jo vetëm mes partive politike, por edhe mes njerëzve që janë bartës të intelektualitetit në një shoqëri. Dialogu mes Shkupit dhe Sofjes është i komplikuar, me shumë emocione, por kjo është rruga e e vetme drejt integrimit në BE.”, - deklaroi raportuesi për RMV-në në PE, Ilhan Kyqyk.
Kryesimi me BE-në, Ambasadori suedez Daniellson: Prioritet në gjashtë muajt e kemi sigurinë
Ndërkohë, nga 1 janari me BE-në udhëheq Suedia, ndërsa si prioritet, shteti nordik ka renditur, sigurinë, prosperitetin, luftën kundër krimit të organizuar, sundimin e ligjit dhe vlerat demokratike.
“Ballafaqohemi me kriza. Mundohemi të gjejmë kompromise. Kjo do të thotë se duhet të gjejmë zgjidhje që janë të mira për Evropën.”, - theksoi ambasadori i Suedisë në BE, Lars Daniellson.
Në qoftë se Maqedonia e Veriut deri verës plotëson kushtin e propozimit francez, respektivisht ndryshimet kushtetuese, atëherë në samitin e qershorit të udhëhequr nga Suedia, do të mbahet konferenca e dytë ndërqeveritare me BE-në dhe rrjedhimisht edhe hapja e kapitujve në fund të vitit 2023.
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU
