Maqedoni

Qytetarët “jashtë sistemit”, 800 persona pa nënshtetësi, 85% e tyre fëmijë

30.12.2022 16:55

Është i madh numri i fëmijëve që nuk kanë nënshtetësi. 85 % nga gjithsej 800 persona në vend...

Është i madh numri i fëmijëve që nuk kanë nënshtetësi. 85 % nga gjithsej 800 persona në vend, janë fëmijë të cilët nuk janë të evidentuar në librin amë të lindjes. Kjo ua pamundëson të drejtat elementare.
 
Janë jashtë sistemit,para se gjithash për shkak të ngadalësisë dhe barrierave administrative në shërbimet amë. Bashkëbiseduesja jonë Shikovska, aktiviste dhe deputete në Kuvend thekson se në shërbimin amë në Shkup më së shpeshti nuk pranohen kërkesat për regjistrimin e fëmijëve edhe kur janë lindur në shtëpi të shëndetit dhe prindërit e tyre posedojnë dokumente biometrike.
 
Një hulumtim amerikan ka treguar se më të korruptuar oficerët dhe punëtorët e shëndetësisë. Kjo dëshmon se kemi problem serioz posaçërisht kur në sportele do të gjenden njerëz që nuk e dinë se çfarë duhet të bëjnë.
 
Shikovska: Fëmijët jashtë sistemit, për shkak të barrierave
 
“T’i inkurajojmë ata të cilëve ua është kërkuar ryshfet  dhe korrupsion të inkurajojnë veten dhe t’i paraqesin. Ndoshta nuk është e lehtë të thuhet, megjithatë në këtë mënyrë do të mundemi së paku të veprojmë në mënyrë preventive.”, - deklaroi aktivistja dhe deputetja, Latifa Shikovska.
 
Tomshiq: Fëmijët pa nënshtetësi nuk mund të birësohen
 
37 fëmijë pa nënshtetasi gjenden në familjet kujdestare .Janë të regjistruar në evidencën e përkohshme amë dhe Qendrën për punë sociale si autoritet për kujdestari, i cili inicion procedura që këta fëmijë të regjistrohen në Librin amë të të lindurve. Procedurat zgjasin, nëse prindërit nuk gjinden,pas pesë viteve marrin nënshtetësi. Këto fëmijë nuk mund të birësohen.
 
“Çka mund të ndodhë nëse jepni fëmijë në birësim dhe prindërit në ndërkohë paraqitet. Kjo është çështje për të cilën shteti duhet ta mbrojë fëmijën, por edhe prindin e atij fëmije.”, - theksoi ministria e punës dhe politikës sociale, Dushan Domshiq.
 
Nga Ministria resorë theksojnë se ngadalësia e këtyre çështjeve është për shkak të disa procedurave. Aktivistja Shikovska thotë se ekzistojnë metoda të përshpejtimit të procedurave.
 
“Duhet të mblidhen dëshmi që dikush të regjistrohet ndoshta në ndërkohë do të gjinden prindërit. Duhet të vërtetohet kush është babai e kush nëna që të mund të realizohet regjistrimi në Librin amë të të lindurve.’, - u shpreh Dushan Domshiq nga ministria e punës dhe politikës sociale. 
 
“Fëmijët lindin në spital. Në momentin nëna nuk e ka dokumentacionin e duhur, thirret Qendra për punë sociale dhe në vend ngjarje konstatohet dhe ai fëmijë duhet menjëherë të regjistrohet.”, - theksoi aktivistja dhe deputetja, Latifa Shikovska.
 
Fëmijët pa nënshtetësi ndjekin mësimin, por me dëftesat e marra nuk mund të regjistrohen në arsimin e mesëm që është i obligueshëm me ligj. Vitin e ardhshëm janë paralajmëruar ndryshime ligjore me të cilat pritet të tejkalohen këto probleme.
 
FILANA KOKA