Botë

Seri sulmesh në të gjithë Ukrainën, shumë shkatërrime dhe të plagosur

30.12.2022 17:17

Seri sulmesh goditën qytetet ukrainase, Kivë, Kharkov dhe Odesa-në, me çka janë plagosur disa civil në kryeqytet...

Seri sulmesh goditën qytetet ukrainase, Kivë, Kharkov dhe Odesa-në,  me çka janë plagosur disa civil në kryeqytet dhe kanë lënë pa energji elektrike gati gjysmën e Ukrainës. Alarmet për sulme të tjera ajrore dëgjohen në të gjithë vendin. Sulmet ruse shkatërruan gjithçka, por në lagjen Darnytskyi të Kievit dëmet janë kolosale.
 
“Për momentin, janë tre të plagosur në Kiev, përfshirë një vajzë 14-vjeçare. Të gjithë janë shtruar në spital.”, - deklaroi kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klicko.
 
“Vajza e madhe është në spital. Ambulanca e çoi atje. Ajo tani po i nënshtrohet një operacioni.”, - tha një banore.
 
“Kam dëgjuar ndoshta gjashtë shpërthime, bum-bum-bum. Pastaj diçka ra në çatinë time.”, - theksoi një banore.
 
“Ne dyshonim se ishte një raketë ruse që u rrëzua nga mbrojtja jonë kundërajrore.", - u shpreh një banor.
 
“Çfarë të bëj? Shyqyr që fëmijët janë ende gjallë; të gjithë janë ende gjallë. Të paktën kjo është diçka.”, - tha një banor tjetër banore.
 
Pas rebelimit rus, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg u bëri thirrje vendeve anëtare të NATO-s që të furnizojnë me më shumë armatim Ukrainën dhe të mos e lejojnë Putinin të triumfojë.
 
“I bëj thirrje aleatëve të bëjnë më shumë. Është në të gjitha interesat tona të sigurisë të sigurohemi që Ukraina të mbizotërojë dhe presidenti rus Vladimir Putin të mos fitojë. Është shumë e rëndësishme që Ukraina të marrë municion të mjaftueshëm për sistemet tashmë të vendosura, sepse nevoja për municion është “shumë e madhe.”, - deklaroi sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg. 
 
Takim liderësh, Rusi-Kinë, t’i demonstrojë botës afërsinë e raporteve ruso-kineze
 
Mobilizimi i vendeve perëndimore kundër Rusisë, ka nxitur presidenti  rus Vlladimir Putin, të zhvillojë takime nga distanca me udhëheqësit e vendeve aleate të Rusisë, kësaj radhe me homologun kinez, Xi Jinping. Arritja e paqes duket e largët.
 
“Rruga drejt bisedimeve të paqes për Ukrainën nuk do të jetë e qetë dhe se Kina do të vazhdojë të mbajë “qëndrimin objektiv dhe të drejtë.”, - u shpreh presidenti i Kinës, Xi Jinping. 
 
“Rëndësia e partneritetit strategjik ruso-kinez si një faktor stabilizues po rritet në kontekstin e tensioneve gjeo-politike në rritje. Marrëdhëniet tona me dinjitet i rezistojnë të gjitha provave, tregojnë pjekuri dhe stabilitet dhe vazhdojnë të zgjerohen në mënyrë dinamike. Këto lidhje janë më të mirat në histori dhe përfaqësojnë një model bashkëpunimi midis fuqive të mëdha në shekullin e 21-të.”, - deklaroi presidenti i Rusisë, Vlladimir Putin.
 
Megjithëse vendet perëndimore vendosën sanksione të paprecedentë ndaj Rusisë, Kina është përmbajtur nga dënimi i fushatës ushtarake të Moskës, në vend të kësaj duke theksuar nevojën për paqe.
 
Megjithatë, Pekini deri më tani ka qenë i kujdesshëm për të mos ofruar atë lloj mbështetjeje materiale të drejtpërdrejtë që mund të provokojë sanksione perëndimore kundër Kinës.
 
FARIJE DAUTI BAKIJU