Kuvendi gjatë vitit 2022, Selmani: Një vit jofunksional, shkak opozita
Me seanca të bllokuara ose aspak të nisura....

Me seanca të bllokuara ose aspak të nisura, një numër i ulët i ligjeve të miratuara dhe ndryshime kushtetuese të papërmbyllura, e rrumbullakojnë vitin deputetët.
Trajtuar nga analisti politik Bashkim Selmani, parlamenti shënoi një vit jofuknsional, pasi kishte edhe komisione nga të cilët nuk dolën ligje, e ku kryeson komisioni i arsimit në të cilën janë bllokuar numri më i madh i ligjeve.
“Fatkeqësisht kuvendi i RMV-së u përball me disa qëndrime, t’i themi jashtëzakonisht negative nga opozita, e cila nuk në kontinuitet obstruonte punën e kuvendit poashtu dhe ngacmonte ndjenjat e qytetarëve, për arsye se çdo pengesë që i ndodh Kuvendit, ajo detyrimisht prek edhe ndjenjat e qytetarëve. Fatmirësisht ndodhi historiku i paparë në Kuvend, që të vlerësohet puna e kryetarit të kuvendit zotit Xhaferi, i cili ka bërë një punë jashtëzakonisht të shkëlqyer për arsye se ai u gjind dhe i administroi të gjitha ato situata të asaj periudhe të cilën arriti suksese që të paktën nuk mund të bllokohet kuvendi, ashtu siç pretendonte VMRO-DPMNE.” – tha profesori universitar, Bashkim Selmani.
Kapërcimi i ngërçit sipas Selmanit mund të bëhet me një kordinim të mirë të grupeve parlamentare nga kryeparlamentari. Selmani thekson ndryshimet kushtetuese, të cilat si e mirë e përgjithshme janë zgjidhje e vetme për vendin dhe parlamenti duhet të jetë i unifikuar dhe të mos ketë kërkesa për zgjedhje.
“Jo vetëm ligjet por është një test shumë i rëndë me të cilën duhet të ndodhin ndryshimet kushtetuese për arsye se këto ndryshime janë të mirëpritura nga pjesa dërmuese e qytetarëve, për arsye se synimi I BE-së është edhe një nga kriteret bazë që besoj edhe VMRO dhe gjtha partitë politike do të gjejnë një rrugë të përbashkët për të arritur synimet evropiane.Unë jam i bindur se çdo përpjekje tjetër jashtë tendencës për të ndryshuar këto ndryshime do ti shkaktonte akoma më shum dëm Maqedonisë dhe çdo tendencë për të shkuar në zgjedhje kuvendore nuk do të ishin në të mirën e RMV-së.” – u shpreh Selmani.
Kryeparlamentari Xhaferi seancën e parë për vitin tjetër e paralajmëroi për më 10 janar ndërsa, një ditë më parë do të mbahet takimi i rregullt i Xhaferit me koordinatorët e grupeve parlamentare. (Meral Ismaili, TVM2)
