MOTI

Vërshime në Maqedoni, Shtipi më i prekur

01.02.2015 18:07

Rreshjet intensive të shiut dhe borës që kapluan mbrëm Maqedoninë, kanë sjellur pasoja të mëdha, sidomos në pjesën lindore dhe perendimore të vendit....

Gjendja më alarmante është në rajonet ku kalon lumi Bregallnica, i cili ka dalë nga shtrati, përkatesisht në Shtip, Dellçevë, Venicë, Koçani dhe Karbinci. Kryetari i komunës së Shtipit Ilço Zahariev, u bëri thirrje qytetarëve të  zonave të rrezikuara të zhvendosen nga shtëpitë e tyre.    

“Shtipi është prekur me fatkeqësi të madhe elementare. Të gjithë qytetarët nga lagjeja “Çardaklia”, “8 nëntori” “Ballkanska”, dhe “Novo Sello”, të zhvendosen, për shkak se tani janë zona të përmbytura, ndërsa veçmë uji ka dalë në rrugën magjistrale Shtip-Radovish” – tha kryetari i komunës së Shtipit, Ilço Zahariev.

E qytetaret tanimë po përgaditen për të shpëtuar atë që munden.

“Po ngrejm diçka, sa mund të shpëtojmë, pasi kemi përvojë nga e kaluara”

“Ka thas mjaft, po mundohemi ti mbushim, po vijnë edhe nga fshatra tjerë për të ndihmuar” – thanë disa nga qytetarwt e intervistuar.                                  

Poashtu janë evakuuar edhe pacientët nga qendra fizikale Kezhovica.

“Po dislokohen pacientët nga terapia fizikalenë spitalin e Shtipit” – tha njwra nga mjeket e intervistuara.                                     

Gjendja po ndiqet me vëmendje edhe nga trupi koordinues thot drejtori i drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim Shaban Saliu.     

"Niveli i liqenit është mbi atë që është e lejuar, prandaj janë të mundura vërshime të caktuara” – tha drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Shaban Saliu.      

Për shkak të derdhjes së lumit Bregallnica, në mënyrë parandaluese është ndërprerë komunikacioni në aksin rrugor Shtip-Novosellë.

Poashtu vozitje e kujdesshme rekomandohet në aksin Koçan - Makedonska Kamenica nga fshati Istibanja deri te diga Kalimanc ku për shkak të shembjeve vende-vende komunikacioni po zhvillohet në njërën korsi.

Shtabi i krizes, ka mbajtur mbledhje të jashtzakonshme në Shtip, ndërsa në qytet ka ardhur edhe kryeministri Nikolla Gruevski për tu njoftuar me gjendjen në këtë rajon. 

Ndërkohë në rajonin e Kërçovës nuk ka energji elektrike, ndërsa ekipet e EVN, drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim dhe qendrës për menaxhimin e krizave janë në.

Nga Enti Hidrometeorologjik kanë dhënë lajme jo të mira pasi rreshjet do të vazhdojnë  edhe gjatë ditës së nesërme por ato do të ndërpriten gjat ditës së martë. (Ersan Pajaziti, TVM2)