2022, vit i sfidave ekonomike, Qyra: Tatimi i krizës, prish planet e bizneseve
Viti 2022, ekonomikisht është viti i sfidave dhe krizave....

Viti 2022, ekonomikisht është viti i sfidave dhe krizave, e kjo ka rezultuar me mbylljen e shumë kompanive dhe largimin e shumë puntorëve nga vendet e punës.
Përpjekjet e qeverisë për të zbutur këtë krizë nëpërmjet planifikimit buxhetor për vitin 2023, duket se nuk është më i duhuri sipas ekspertëve ekonomik.
Kryetari i OEMVP-së Mendi Qyra, thotë se në buxhet janë paraparë mjete më shumë se që duhet për investime kapitale dhe ndihma për kategoritë sociale, gjëra që nuk sigurojnë zhvillim ekonomik.
Ligji mbi tatimin shtesë sipas OEMVP-së do të prish planet e bizneseve për rritjen e investimeve.
“Nje pjesë e madhe e këtyre mjeteve, do të shkojë për pjesën sociale. Ne jemi te vetedijshem që ka nevojë për ndihma, por në aspektin ekonomik do të bëjë stagnim në zhvillim. Marrja e 90 milion euro të bizneseve e pengon planifikimin e atyre kompanive që kanë atë fitim, sepse edhe sjellja e ligjit para vitit të ri është moment shumë i vështirë pasi që kompanitë sillen para aktit të kryer. Ne kemi kerkuar nga qeveria që ky ligj të mos sillet për momentin , marrë parasysh krizën ekonomike . Mënyra e dytë është që sillet ky ligj por të tatimohen kompanitë që kanë përfituar nga kriza” – tha Kryetari i OEMVP-së, Mendi Qyra.
Qyra: Të ulet norma e kontributeve, të rriten pagat
Qyra paralajmëron se qeveria urgjentisht duhet të ulë normën e kontributeve dhe të rrisë pagat .
“Ka një pengesë për rritjen e rrogave në RMV, pasi që përqindja e kontributeve është më e larta në Europë , starton nga 46 % për kontributet dhe kjo pamundëson rritjen e të ardhurave për fuqinë punëtore. Kjo duhet të merret seriozisht nga qeveria, që së paku kontributet të stagnojnë. Anëtarët e Odës janë për rritjen e rrogës minimale akoma më të shumë, por kusht është që të mos subvencionohet paga por të ulen kontributet” – u shpreh Mendi Qyra.
Vendi këtë vit ekonomik e përmbyll më keq se gjitha vendet e rajonit. (Gazmend Rexhepi, TVM2)
