Urimet e kreut shtetëror: Paqë, mirëqenie dhe integrim europian

31.12.2022 15:40

Krerët shtetëror garantojnë paqë....

Krerët shtetëror garantojnë paqë, mirëqenie dhe hapërim drejt vlerave evropiane edhe gjatë vitit 2023. Ftojnë qytetarët që të jenë më human dhe më tolerant me njeri-tjetrin ndërkaq në planin politik urojnë unitet dhe bashkëpunim për mirëqenien e qytetarëve dhe përparimin e Republikës në rrugën eurointegruese.

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festave të Vitit të Ri i uroi që viti që vjen të jetë më i mirë dhe më i qetë.

“Shteti është shtëpia të cilën mund ta ndërtojmë vetëm së bashku, të bashkuar rreth vizionit për një shoqëri humanitare, të drejtë dhe me prosperitet ku do të ketë vend për të gjithë. Që ta arrijmë qëllimin e përbashkët të cilin e synojmë që në fillim të pavarësisë, na nevojitet përkushtim dhe shpresë.” – thuhet në urimin e presidentit Pendarovski.

Edhe kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, fton shoqwrinw në anashkalimin e dallimeve dhe unifikimin drejt integrimit në BE.  

“Të fokusohemi në atë që na bashkon dhe kjo është përparimi i Republikës së Maqedonisë së Veriut në rrugën eurointegruese. Standardi më i mirë i jetës dhe punës për qytetarët tanë. Arsimi më i mirë dhe më cilësorë për të rinjtë tanë, për ardhmërinë e shtetit. Të gjithë bashkë, pa dallim në të gjitha ndarjet artificiale, nëse jemi të bashkuar rreth asaj që na bashkon, a kjo është Republika e Maqedonisë së Veriut të jetë shtëpi e të rinjve tanë.” – shkruan Xhaferi në urimin e Vitit të Ri.

Në vitin 2023, shteti do të vazhdojë të përparojë dhe t’i arrijë qëllimet e veta dhe do të jetë më i mirë për qytetarët, thotë kryeministri Dimitar Kovaçevski në urimin e Vitit të Ri.

“Mund të them me siguri se viti i ardhshëm do të jetë më i mirë. Pagat dhe pensionet do të vazhdojnë të rriten, projektet madhore të rëndësishme për shtetin kanë përfunduar dhe ne po ecim përpara me investime të reja që do të nënkuptojnë një jetë më të mirë për të gjithë. Sepse nuk lëmë askënd vetëm. Askush nuk do të lihet asnjëherë vetëm. Të gjithë dijen dhe përvojën time do ta shfrytëzojë që të përmirësohet standarti juaj jetësor. Që viti i ardhshëm të jetë më i mirë, që fëmijët tanë të kenë të ardhme evropiane.” – tha Kryeministri i vendit, Dimitar Kovaçevski.

Shefi i diplomacisë, Bujar Osmani veçon vitin 2023 si një vit të rëndësisë së veçantë për pozicionimin ndërkombëtar të vendit.

“Fillimi i bisdimeve me BE-në nëkupton rritje të fuqisë blerëse dhe qëndrueshmërisë sociale të qytetarëve tanë, gjëra që janë jashtëzakonisht të rëndësishme për jetë cilësore. Përfitimet nga negociatat me BE-në do t’i ndjejmë shumë shpejtë. Çdo hap përpara në negociata do të thot ënjë hap më para sa I përket cilësisë së jetës së çdo qytetari.” – u shpreh Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani.

Osmani rikujtoi se gjatë vitit 2023 Maqednia e Veriut për herë të parë do të kryesojë me OSBE-në, organizatën më të madhe rajonale të sigurisë në botë. (Shpëtim Nuredini, TVM2)