Urimet e opozitës për Vitin e Ri, përmbysje të pushtetit dhe sundim të ligjit

31.12.2022 15:54

Viti i ri, një shans i ri për opozitën....

Viti i ri, një shans i ri për opozitën, e cila pretendon pushtetin.  Kryetarët e partive opozitare me vërrejtje për punën e kësaj qeverie gjatë vitit 2022, urojnë që viti 2023 të sjell përmbysjen e pushtetit.

Kreu i VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickovski pret fitoren e madhe dhe sundimin e ligjit. 

“Viti 2023 do të jetë viti kur ndryshimet do të arrijnë kulmin e  fuqisë. Do të ketë shumë projekte. Disa të vogla dhe një fitore të madhe. Do të jetë më mirë, do të vijnë kohë më të mira. Tradhëtitë do të bien, morali do të ngrihet dhe do të ketë ligjshmëri.” – deklaroi Kryetari i  VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickovski.

Sipas kreut të ASh-së, Arben Taravari, Viti 2022 ka qenë një vit i sfidave për të gjithë qytetarët e vendit dhe mbarë botën.

“Bashkërisht kaluam shumë momente të vështira, nga disa prej tyre dolëm shumë më të fuqishëm, në të tjera morëm shumë mësim dhe përvojë. Urojmë që Viti i Ri 2023 të jetë më i qetë, të jetojmë në paqë dhe harmoni, të kemi shëndet e të numërojmë suksese.”-shkruan Taravari në urimin për vitin 2023

Edhe kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, konsideron se viti 2022 ka qenë vit i vështirë dhe me shumë sfida, duke filluar nga kriza ekonomike, energjetike, trazirat në Ballkanin Perëndimor e deri tek lufta në Ukrainë.

“Lëvizja BESA me politikat e saja do të vazhdojë të luftojë për të drejtat dhe mirëqenien e shqiptarëve në vend, pasi prioriteti ynë është përmirësimi i jetës së qytetarëve. Ne në asnjë rast nuk do të lëvizim nga kërkesat tona, prandaj jemi të bindur dhe të vendosur për të rezistuar fortë ndaj çdo vështirësie dhe sfide me të cilat do të përballemi” – u shpreh Kryetari i L. Besa, Bilal Kasami.

Opozita në vazhdimësi ka përsëritur kërkesën për zgjedhej të parakohëshme parlamentare, ndërkaq kreu I VMRO DPMNE-së, vetëm një ditë më parë veçoi datat 14 dhe 21 maj si data më të përshtatshme për mbajtjen e zgjedhjeve. (Shpëtim Nuredini, TVM2)