Aleancat për zgjedhjet e parakohëshme, Neziri: Jo para votës për ndryshime kushtetuese

31.12.2022 16:04

Edhe përkundër kushtëzimeve të opozitës....

Edhe përkundër kushtëzimeve të opozitës, njohësit e çështjeve politike  janë opotimist se viti 2023, do të jetë vit i ndyshimeve kushtetuese. Pengimi i ndryshimeve kushtetuese do të thotë karton i kuq dhe partitë politike, sidomos opozita shqiptare,  janë të vetëdijshëm për këtë,  vlerëson analisti politik, Xhelal Neziri.

Sipas tij,  edhe përkundër kërkesave për zgjedhje të parakohshme,  me kusht të mbështetjes për ndryshimet kushtetuese, ato nuk do të ndodhin pa u realizuar propozimi Francez e që në praktikë do të thotë ndryshime në preambulën e kushtetutës e më pas mundësi për zgjedhje të parakohshme.

E këtë sipas tij e ka të qartë edhe kreu i opozitës maqedonase.

Ai mund të ketë aleanca edhe me partitë politike shqiptare , që është legjitime dhe normale që të ketë aleanca mbietnike politike në vend. Mund të ketë aleanca me individë, deputetë të caktuar,  por këto aleanca do të finalizohen në prag të zgjedhjeve të ardhëshme parlamentare,  të cilat nuk besoj se do të ndodhin pa u miratuar ndryshimet kushtetuese konform propozimit francez. Pasi të miratohen këto propozime atëherë mund të ndodhin edhe zgjedhjet e parakohshme.  Por për shkak se rregullat nuk janë aq shumë larg ose nuk do të jenë aq shumë larg,  ato koalicione do të shfaqen si formë në ato zgjedhje” – deklaroi analisti politik, Xhelal Neziri.  

Neziri vlerëson  se VMRO-DPMNE do ta ketë të vështirë  t’i pengojë këto ndryshime,  për shkak se edhe as kjo parti  në thelb nuk është kundër që bullgarët etnik të përfshihen në preambulën kushtetuese,  por është kundër kushtëzimeve që i bën Bullgaria.

Mickovski e mbylli vitin duke këmbëngulur se i ka numrat e nevojshëm për rrëzimin e qeverisë, madje edhe mes deputetëve të maxhorancës qeveritare që sipas tij nuk janë të kënaqur me mënyrën si qeverisë ekzekutivi.

Por qeveria këmbëngul se vendi ka para vetes sfida të tjera të rëndësishme,  dhe zgjedhjet do të mbahen në afatin e rregullt. (Sanije Duraku, TVM2)