Viti i ri në Botë, festa e parë e vitit të ri vjen nga Zelanda e Re

31.12.2022 16:30

Ishujt më të largët të Paqësorit, Samoa dhe Kiribati...

Ishujt më të largët të Paqësorit, Samoa dhe Kiribati, janë të parat që presin Vitin e Ri. Por siç është bërë traditë tashmë, festa e vërtetë e parë e Vitit të Ri vjen nga Zelanda e Re, ku spektakli i fishekzjarrëve lajmëron hyrjen e një tjetër viti.

Edhe këtë herë tradita u respektua dhe në urën e Portit të Oklandit – qytetit më të madh në vend – u zhvillua ceremonia e hedhjes së fishekzjarrëve nga “Sky Tower”.

I gjithë spektakli u ndoq nga mijëra njerëz që kishin dalë në rrugët e qytetit për të festuar me miqtë dhe familjarët e tyre.

Qytetarët kanë shijuar atmosferën festive në Auckland, me shpresën për një vit sa më të mirë. Është hera e parë pas fillimit të pandemisë me Kovid 19 që turistë të huaj patën mundëisnë të marrin pjesë në festimin e natës së viti të ri.

Pas Zelandës së re, Viti i ri 2023 ka trokitur dhe në Australi. Spektakli i fishekzjarrëve ka ndriçuar qiellin e Sydney.

Në Australi qytetarët shijojnë fishekzjarrët në temperatura shumë më të larta se pjesa tjetër e botës.

Pasojnë festimet në Japoni, Indonezi, Kinë, Indi dhe vende tjera të aziatike,pastaj radhën ka Europa, Afrika dhe më në fund dy kontinentet amerikane.

Në Paris, qyetarët tradicionalisht do të mbildhen në në kryeqytet ndërsa Kulla e Ajfelit do të shëndrit në ngjyra të ndryshme.Në mesnatë koëmbanat do të bien edhe në BIG BEN në Londër.

Në Berlin nata e viti të ri do të pritet në portën e Branderburgut pastaj festa do të vazhdojë në shesh.

Në metropolën e Brazilit,Rio De zhaneiro për herë të parë pas pandemisë është organizuar festim në plazhin"Kopakabana"ku do të performojnë grupe dhe këngetarë të ndryshëm.

Përgaditjet e fundit po i bëjnë edhe qytetarët e Maqedonisë së Veriut.

Tradicionalisht kremtimi qendrorë i viti të ri do të zhvillohet në sheshin Maqedonia në Shkup, ndërsa nuk do të mungojë festa edhe në restorante dhe kafiteri.

Por shumica e qytetarëve pritet të festojnë në ambintet familjare, kësaj rradhe edhe për shkak të krizës ekonomike. (Florije Beluli – Kamberi, TVM2)