PUÇI

30 Ditë paraburgim për tre të akuzuarit

01.02.2015 18:19

Gjykata penale e Shkupit ka shqiptuar dënimin prej 30 ditësh paraburgim për bashkëshorten e ish drejtorit të drejtorisë për siguri dhe zbulim Zoran Verushevski dhe funksionarit nga Strumica Branko Palifrov...

Liderit të Lsdm-së Zoran Zaev I është shqiptuar masa e kujdesit. Atij I është marrë pasaporta ndërsa është obliguar me ligj që një herë në javë të paraqitet në gjykatën e Strumicës.

Kreu I LSDM-së akuzohet për ushtrim të dhunës ndaj përfaqësuesve më të lartë të shtetit. Për veprën e njëjtë ngarkohen edhe bashkëshortja e Verushevskit dhe funksionari nga Strumica, ndërsa Verushevski trajtohet për dhënien ndihmë në këtë vepër dhe spiunazhë.  

“Për njërin nga ata persona të dyshuar nuk është ngritur propozim për caktimin e masës së paraburgimit por është dorëzuar propozim për përcaktim të masave të kujdesit. Këtij personi të dyshuar I është marrë dokumenti I udhëtimit dhe I njëjti person është I obliguar që të paraqitet një herë në javë para personit zyrtar në gjykatën kompetenete. Gjykatësi pas marjes së propizmeve nga prokuroria publike, pas shqyrtimit të tyre gjithashtu mori vendim që dy nga personat e dyshuar tu përcaktohen masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh. Personat dyshohen për vepra penale spiunazhë dhe ushtrim të dhunës ndaj përfaqësuesve më të lartë të organeve të shtetit”

Dje policia realizoi aksionin Puç që sipas tyre u parandalua tentimi I prishjes së rendit kushtetues dhe marrjes në formë jodemokratike të pushtetit. U arrestuan dy perosna, ndërsa  Verushevski veçmë është në paraburgim.

Sipas policisë ish drejtori I drejtorisë për siguri dhe zbulim nga 2012-ta deri më sot ka siguruar fakte të fshehta që kanë të bëjnë me punën e organeve shtetërore. Faktet kanë qenë në formë të dokumentve, fotografive, emra të personave që janë të përfshirë në shoqëri, politikë, ekonomi dhe sigurinë e shtetit.

Bashkëshortja e Verushevskit paska bërë përkthimin e dokumenteve në anglisht me kompjuterin e saj zyrtar dhe ua ka dorëzuar shërbimeve të huaja. Për veprën penale spiunazhë dhe ushtrim dhune ndaj përfaqësuesve të organeve më të larta të shtetit parashikohet dënim me burg prej 4 vjetësh. (Meral Ismaili, TVM2)