Natën e Vitit të Ri, moti do të jetë stabil

31.12.2022 16:50

Gjatë natës së ndërrimit të motmoteve...

Gjatë natës së ndërrimit të motmoteve, moti do të jetë kryesisht i qetë kurse nëpër lugina do të ketë paraqitje të mjegullave dhe vranësirave. Sinoptikët paralajmërojnë periudhë të motit të qetë dhe stabil, me temperatura relativisht të larta ditore.

Nëpër lugina, edhe më tej do të ketë paraqitje të mjegullave dhe vranësirave, vecanërisht në orët e mbrëmjes dhe paradites.

Të mërkurën do të fryjë erë nga drejtimi veriperëndimor që do të ndikojë në uljen e kushteve për mjegulla.

“Nuk presim ndonjë ndryshim të gjendjes së motit ,sot dhe fillimin e viti të ardhëshëm.Edhe më tej në zona e Maqedonisë është nën ndikimin e presionit të lartë të ajrit kështu që moti edhe më tej do të jetë stabil.Gajtë natës së ndërrimit të motmoteve kryesisht do të jetë mot i kthjellët ,megjithatë në lugina do të ketë paraqitje të mjegullave dhe vrënësirave të ulta. Moti i njejtë vazhdon edhe ditëve në vijim me relativisht temperature të larta. Në pjeën më të madhe të vnedit do të jetë me djellë me temperature deri 15 gradë Celsius” – tha Kostadinka Arsovska nga Drejtoria për punë hidrometeorologjike.

Gjatë natës së ndërrimit të motmoteve nuk mungojnë as rekomandime për të ushqyerit, pjesëmarrjen në komunikacion, si dhe për rreziqet e përdorimit të materialeve piroteknike janë dhënë nga institucionet kompetente në prag të festave.

Ndërmarrja publike "Rrugët e Maqedonisë" ,njoftojnë se qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet pa probleme, kryesisht në rrugë të thata. Apelojnë që të vozitet me kujdes dhe të përshtatë shpejtësinë sipas kushteve të rrugës.

Ndërkohë, shërbimi i Asistencës Mjekësore Urgjente rekomandon terapi të rregullt për pacientët me sëmundje kronike, kujdes me marrjen e ushqimit për ata që i janë përmbajtur agjërimit të Krishtlindjeve, përdorimin e moderuar të pijeve alkoolike për të shmangur pasojat e padëshiruara – helmimet nga alkooli, zënkat dhe aksidentet në trafik. Gjithashtu apelohet që të përmbahen nga përdorimi i mjeteve të ndryshme piroteknike dhe armëve të zjarrit për të shmangur dëmtimet e padëshiruara, djegiet dhe pasoja të tjera më të rënda.

Në natën e ndërrimit të viteve, klinikat për kujdes shëndetësor do të jenë në turn të tretë, të dielave dhe festave në poliklinikat Jane Sandanski, Çair, Çento, Shuto Orizarë, Gjorçe Petrov, Draçevë dhe Bit Pazar, informojnë nga Shtëpia e Shëndetësisë. të Shkupit. Gjithashtu, me orarin e punës ditore informojnë se do të funksionojë edhe njësia për mjekim shtëpiak, njofton shtepia e Shendetit Shkup. (Florije Beluli – Kamberi, TVM2)