Struganët do të festojnë Vitin e ri me familjen, ndërsa për vitin 2023 presin më pak krizë

31.12.2022 17:05

Festat e fundvitit kanë mbushur rrugët...

Festat e fundvitit kanë mbushur rrugët dhe shëtitoret e qytetit të Strugës. Struganët thonë se Vitin e ri do ta presin në shtëpi, në atmosferë familjare. Ndërsa u shprehën se viti që po lëm pas ka qenë një vit i vështirë, për shkak të krizave të një pas njëshme, ndërsa presin që ky vit të jetë më i mire. Gjithashtu kërkojnë më shumë investime edhe për qytetin.

“Besoj se natën e parë do ta kaloj familjarisht, është tradicionale që ta kalojmë me familjen dhe pastaj netët tjera me shoqëri të argëtohemi në ndonjë lokal. Ka qenë një vit here me të mira here më të këqija mendoj se kriza u ndje edhe këtu në Strugë edhe pse qytet i vogël. Shpreosj shumë që të ndalet trend ii migrimit, të ketë sa ,më shumë investime në infrastructure por edhe aktivitete të ndryshme kulturore.“

“Në atmosferë shtëpie, do festojmë me familjen fëmijët. Mir ishte viti i vjetër super. Asgjë shëndet të kenë edhe fëmijët krejt tjerat vijnë vetë.“

“Vitin e ri sigurisht në shtëpi me familjarë me dashamirë. Viti 2022 normal sme barrierat e veta si çdo vit me sfidat e veta por edhe kënaqësi në vete. “

“Viti 2022 shumë dobët, tashi shpresojmë që të bëhet më mire, të ketë sukses. Njerëz të ket turistë të ketë. Ua uroj gjithve mërgimtarëve që kanë ardhur prej gjithandej.” –  u shprehën disa nga qytetarët e intervistuar nga TVM2.

Edhe pse numri i turistëve të huaj këtë sezon dimëror është shumë i vogël, qyteti është i mbushur me mërgimtarët tanë që kanë ardhur për të ndjerë aromën festive të vendlindjes. Gjatë këtyre ditëve në Strugë ka pasur eufori festash dhe janë organizuar aktivitete të ndryshme nga organizata joqeveritare. Për disa ditë me rradhë ka pasur aksion bamirësie si dhe shpërndarje të dhuratave për fëmijët nga babagjyshi i vitit të ri. Megjithatë, për mbrëmjen e Vitit të ri në qytet nuk do të ketë pritje të Vitit të ri me ndonjë organizim, vetëm restorantet dhe objektet hotelierike kanë organizuar mbrëmje festive. (Ilmije Zhaku, TVM2)