Ukrainë, dita e fundit e vitit me krisma në Kiev

31.12.2022 17:35

Edhe ditën e fundit e vitit 2022...

Edhe ditën e fundit e vitit 2022, qytetrët e Kivit dhe zonave tjera të luftës në Ukrainë po e kalojnë me zhurmën e shpërthimeve nga sulmet ruse.

Kryetari i Kievit, Vitali Klitschko, përmes një postimi në Telegram, konfirmoi se shpërthimet janë dëgjuar në qytet.

Më pas ai specifikoi se një nga shpërthimet ka ndodhur midis ndërtesave të banimit në qarkun Solomiansk të Kievit. Nuk ka detaje të tjera për shpërthimet, edhe pse ka pasur raportime se mbrojtje ajrore ukrainase është aktivizuar.

Sulmet e reja vijnë vetëm një ditë pasi Kievi u godit nga dronët e lëshuar nga Rusia në kryeqytetin ukrainas dhe në qytete të tjera. Nga këto sulme nuk është raportuar për viktima.