Bytyqi: Zhvillimi, proces i avancimit të vazhdueshëm

01.01.2023 14:02

Zv.Kryeminisrti për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi...

Zv.Kryeminisrti për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi, në urimin tradicional të viti të ri, u uron të gjithë qytetarëve të  rrisim besimin dhe mbështetjen për njëri-tjetrin, të besojnë në fuqinë e ndryshimeve pozitive vogla, të cilat nëse secili prej nesh i bën, por që të bashkuara , khehen në forcën  lëvizëse të zhvillimit të vendit.

“Fuqimisht besoj në kapacitetet tona të shëndosha dhe besimi im në to është forcuar në këto vitet e fundit të krizës. Vlerat socialdemokrate, solidariteti dhe respekti për diversitetin, janë mburoja jonë kundër padrejtësisë, pabarazisë dhe varfërisë.Zhvillimi nuk është destinacion përfundimtar, por një proces i përmirësimit dhe avancimit të vazhdueshëm. Prandaj, në vitin e ardhshëm 2023, por dhe në ato që vijojnë, së bashku, do të ecim përpara drejt Bashkimit Evropian dhe së bashku do ta ndërtojmë vendin tonë” – tha Zv.Kryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi.