Si u prit viti i ri në të gjithë Botën

01.01.2023 15:09

2023-shi tashmë ka mbërritur në të gjithë botën...

2023-shi tashmë ka mbërritur në të gjithë botën duke u shoqëruar si gjithmonë me festime e spektakle fishekzjarrësh.

Shteti-ishull, Kiribati, që ndodhet në oqeanin Paqësor, ishte i pari që mirëpritin Vitin e Ri, për t’u ndjekur nga Zelanda e Re dhe Australia, 1 dhe 2 orë më pas.

Më pas ishte radha e shteteve aziatike, duke nisur  nga Filipinet, Hong Kongu, Japonia, Koreja etj. për të vijuar më pas me vendet e Lindjes së Mesme, ku siç është traditë prej disa vitesh, kryeqytet i festës është Dubai me godinën tashmë ikonë, Burj Khalifa.Festimet vijuan edhe në Europë e Afrikë, ku nuk munguan fishekzjarrët dhe ritualet tradicionale.

Më pas Viti i Ri “kaloi” Atlantikun, duke u prekur  Amerikën e Veriut dhe atë të Jugut. Në vendin më të famshëm të Nju-Jorkut, Times Square, shiu nuk i pengoi njerëzit ta mbushnin atë për të pritur ndërrimin e viteve.

Edhe pse pandemia e virusit korona duket se është harruar tashmë, për shumë vende ky kshte viti i parë që festimet kryeshin pa asnjë masë kufizuese.