Nata e vitit të ri ka kaluar e qetë, Spasovski: 30% më pak raste se një vit më parë
Nata e ndërrimit të moteve ka kaluar e qetë...

Nata e ndërrimit të moteve ka kaluar e qetë, pa prishje domethënëse të rendit dhe qetësisë. Ministri i punëve të brendëshme, Oliver Spasovski, tha se krahasur me me një vit më parë, sivjet janë paraqitur më pak raste, për 30%.
Gjithsesi, gjatë natës festive janë shënuar 10 vepra penale, 16 aksidente trafiku dhe disa raste të prishjes së rendit publik.
Më shumë raste ka patur në Shkup dhe në Ohër.
“Kemi gjithësej 10 vepra penale, prej të cilave katër janë vjedhje të rënda, dy dhunime dhe dy vepra për prodhim dhe lëshim në qarkullim të drogave narkotike, substancave psokotropike dhe prekursorë. Kemi shkleje të Ligjit për rendin dhe qetësinë publike, gjithësej; gjashtëmbëdhjetë aksidente trafiku; krahasur me vitin e kaluar kemi 30 përqind më pak raste të paraqitura.” - tha Ministri i Punëve të Brendëshme, Oliver Spasovski.
Ndihma e shpejtë ka pasur 100 ndërhyrje, 22 pacientë me intoksikim, kryesisht adoleshentë
Shërbimi i Ndihmës së Shpejtë në Shkup gjatë 24 orëshit të kaluar ka pasur 100 intervenime, prej të cilave 40 kanë qenë të urgjencës së shkallës së parë. Rreth 20 ndërhyrje emergjente kanë qenë për personat e dehur, pesë intervenime për persona me rrahje fizike si dhe ndërhyrje në gjashtë aksidente trafiku.
Të lënduarit që janë drejtuar në Qendrën e Urgjencës kanë patur kryesisht lëndime të lehta.
“Të gjithë ishin me lëndime të lehta trupore, pa pasoja më të rënda, kështu që të gjithë pacientët janë lëshuar në kurrim shtëpiak.” – deklaroi Aleksandar Trajanovski, mjek në Qendrën e Urgjencës.
Ndërkaq në Toksikologji kanë përfunduar kryesisht të miturit që janë helmuar nga alkooli.
“Në klinikën tonë u pranuan 22 pacientë me intoksikim nga alkooli. Sipas strukturës 6 femra dhe 16 meshkuj, për fat të keq dominon popullata e re, të mitur nga 14 deri në 18 vjeç.” – u shpreh Ridvan Bajrami, drejtor i Klinikës së Toksikologjisë.
Gjatë natë së vitit të ri shërbimet shëndetësore kanë regjistruar dhjetra telefonata nga prindër të cilat kanë kërkuar këshilla se si të veprojnë me fëmijët e dehur. (Shpëtim Nuredini, TVM2)
