Klinika për gjinekologji dhe obstetrikë, fëmija i parë në vitin 2023 është djalë
Në Klinikën Universitare të Gjinekologjis dhe Obstetrikës në Shkup....

Në Klinikën Universitare të Gjinekologjis dhe Obstetrikës në Shkup në ora 00:01 ka lindur foshnja e parë në vitin 2023. Foshnja është e gjinisë mashkullore, peshon 3720 gram dhe është i gjatë 51 centimetra.
Nëna e foshnjës është Stojanka Panajotova, 22-vjeçare nga fshati Sokolarci i Koçanit dhe për të është fëmija i saj i parë dhe do ta mbajë emrin e gjyshit Vane. Nëna dhe fëmija janë në gjendje të mirë shëndetësore.
“Gjithçka ishte në rregull. Nga Koçani më dërguan këtu në Shkup. Nuk ishte e planifikuar të ndodhë sonte” – tha Nëna e foshnjës së parë për vitin 2023, Stojanka Panajatova.
“Një minutë pas orës 12 pacientja lindi dhe solli në jetë fëmijë të gjinisë mashkullore me shëndet të plotë. Pas orës 12 lindën edhe 3 fëmijë, pra gjatë natës së vitit të ri kemi të lindur dy fëmijë të gjinisë mashkullore dhe dy të gjinisë femërore” – u shpreh Drejtoresha e klinikës për Gjinekologji dhe Obstetrikë, Viktorija Jovanovska.
Për vizitë këtë mëngjes ka qenë edhe ministri i Shëndetsisë, Bekim Sali dhe ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovana Trençevska.
“Jemi të lumtur që vitin po e fillojmë me një storje të bukur. Kemi një foshnje me shëndet të mirë të gjinisë mashkullore. Shpresoj se kështu do të kalojë i gjithë viti. Uroj vit të suksesëshëm për të gjithë qytetarët” – deklaroi Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali.
“Vazhdojmë traditën dhe fëmijës së parë të lindur vitin e ri i dhurojmë ari, ashtu dhe këtë vit” – tha Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovana Trençevska.
Në Shqipëri dhe Kosovë foshnjet e para të lindura në vitin e ri janë vajza. Sipas autoriteteve shëndetësore në Tiranë foshnja e parë ka lindur në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, ndërsa në Prishtinë foshnja e parë lindi në Klinikën e Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. (Florije Beluli – Kamberi, TVM2)
