Maqedonia e Veriut merr kryesimin me OSBE-në, Osmani: Do të fokusohemi në qetësimin e tensioneve
Maqedonia e Veriut, nga dita e sotme, 1 janar....

Maqedonia e Veriut, nga dita e sotme, 1 janar, merr kryesimin me OSBE-në, Organizatën më të madhe rajonale të sigurisë në botë, e cila përfshin 57 shtete anëtare nga Evropa, Azia e Mesme dhe Amerika e Veriut.
Ukraina do të jetë prioritet kryesor dhe çështje kyçe e sigurisë në kryesimin me OSBE-në gjatë vitit 2023, thekson ministri i jashtëm Bujar Osmani, cili do të kryesojë me këtë organizatë të rëndësishme.
“Nën moton “Njerëzit mbi çdo gjë”, në kushte të luftës në rajonin e OSBE-së dhe marrëdhënie komplekse politike mes vendeve pjesëmarrëse do të fokusohemi në qetësimin e tensioneve, rikthimin e besimit, prosperitetit dhe sigurisë së përgjithshme të njerëzve. Fokusi ynë, si vend kryesues do të jetë, misionet në teren. Do të ndërmarrim dhe mbështesim aktivitete konkrete që synojnë lehtësimin e jetës së njerëzve, promovimin e të drejtave dhe lirive të tyre.” - tha Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani.
Maqedonia e Veriut si kryesuese me OSBE-në do të fokusohet gjithashtu në mbështetjen e rritjes së qëndrueshme ekonomike dhe bashkëpunimit mjedisor, të cilat janë thelbësore për sigurinë njerëzore dhe jetike në ndjekjen e paqes dhe prosperitetit për njerëzit në rajonin e OSBE-së.
Ajo do të mbrojë të drejtat e njeriut dhe do të promovojë tolerancën dhe mosdiskriminimin si parakusht për sigurinë gjithëpërfshirëse.
Maqedonia e Veriut merr kryesimin e OSBE-së nga Polonia, e cila ka kryesuar organizatën gjatë vitit 2022, ndërkaq ministri Osmani do të inaugurojë zyrtarisht Kryesimin e Maqedonisë së Veriut dhe do të përshkruajë prioritetet e saj në takimin e Këshillit të Përhershëm të OSBE-së, në Vjenë, më 12 janar 2023. (Shpëtim Nuredini, TVM2)
