Shoqata ”Edhe unë jam Mateçi” ndihmon bashkëvendasit në vendlindje

01.01.2023 16:36

Shoqata e mërgimtarëve të Mateçit të Likovës “Edhe unë jam Mateçi”....

Shoqata e mërgimtarëve të Mateçit të Likovës “Edhe unë jam Mateçi”, tash disa vite merret me aktivitete humanitare për të ndihmuar bashkëvendasit në velindje. Shoqata në fjalë u ndihmon individëve dhe familjeve të rrezikuara sociale, ndihmon studentët të cilët për shkaqe finaciare nuk arrijnë të shkollohen, rol të veçantë kjo shoqatë pati edhe gjatë krizës me Covid-19, si dhe me sukses realizoi ndërtimin e shtëpive për banim.

“Viti 2022 ishte një vit i suksesshëm ku si projekt më madhorë që përfunduam me sukses ishte rregullimi i një shtëpie, shtesa dhe përmirsimi i kushteve për një familje 5 antarëshe, shtëpia e të cilëve u kompletua me gjitha kushtet për banim, kurse si pjesë e planit për vitin 2023, projekt më madhor kemi ndërtimin e një shtëpie nga themeli për një familje 6 antarëshe e cila nuk ka kushtet për ta bërë vet”, - tha Armend Iseni nga Shoqata ”Edhe unë jam Mateçi”.

Aktivitetin e kësaj shoqate humanitare të mërgimtarëve tanë në Zvicërr dhe vendet tjera Evropiane e ka përshëndetur dhe përkrahur edhe kreu i Komunës së Likovës, Erkan Arifi.

“Shoqata “Edhe Unë jam Matçi” gjatë periudhës me pandeminë e Covid-19, i dhuroi Shtëpisë së Shëndetit Likovë një Autoambulancë e cila na shërbeu shumë në atë periudhë e që vazhdon të shërbejë sot e tutje, gjithashtu kjo shoqatë dhuroi Autoambulancë edhe për Spitalin e Përgjithshëm të qytetit të Kumanovës, pra kjo shoqatë, këta njerëz që janë prezent e shumë të tjerë që ndihmojnë për të mirën e banorëve të komunës sonë kanë aaritur që të përkrahin e ndihmojnë shumë sociale të fshatit tonë” – deklaroi Kryetari i Komunës së Likovës, Erkan Arifi.

Nga Shoqata e mërgimtarëve “Edhe unë jam Mateçi” paralajmërojnë se aktivitetet e tyre falë donatorëve do të vazhdojnë edhe në të ardhmën pikërisht aty ku më së tepërmi paraqitet nevoja. (Fatlum Aqifi, TVM2)