Viti i Ri 2023, festë dhe muzik në "Sheshi Maqedonia" në Shkup

01.01.2023 16:46

Mjegulla dhe ajri i ndotur nuk i pengoi shupjanët....

Mjegulla dhe ajri i ndotur nuk i pengoi shupjanët që natën e ndërrimit të motmoteve tap resin me këngë dhe vallë në "Shëshin Maqedonia" në Shkup.

Ishte organizuar program muzikorë me emra të njohur të estradës muzikore, munguan këngëtarët dhe muzika shqipe. Ishin fishek zjarret që kontribuan për rritjen e atmosferës festive.

Numri më i madh i qytetarëve kishin vendosur që natën e viti të ri ta kalojnë në atmosferë familjarë, por më parë vizituan sheshin.

Qytetarët uruan njëri-tjetrin me dëshira dhe shpresa që 2023-ta të jetë një vit më i begatë dhe më i lumtur me shëndet të mirë parasegjithash.

“Të jetë situarta më stabile, të kemi një jetë më të  hareshme”.

“Të kemi shëndet, asgjë tjetër”.

“Të kemi shëndet, gjithçka tjetër është në rregull”.

“Shëndet dhe lumturi”.

“Shëndet, parasegjithash shëndet, ajo është gjëja me e  rëndësishme” – thanë disa nga qytetarët e intervitsuar nga TVM2.

Edhe përkundër krizës ekonomike ,një pjesë e qytetarëve natën e vitit të ri e pritën në restorante dhe hotele. Përveç shkupjanëve, në kryeqendër kishin ardhur edhe turistë të huaj.

“Jemi nga Sërbia, të gjithëve ju dëshirojmë dashuri, shëndet dhe lumturi”.

“Mirë është. Kemi ardhur nga qyteti i Nishit” – u shprehën dy turistë nga Serbia.

Viti i Ri 2023, Bota feston ndërrimin e motmoteve

Nata e ndërrimit të motmoteve me festë dhe fishekzjarrë u prit edhe në mbarë botën. Spektakël fishekzjarrësh edhe në Tiranë dhe Prishtinë!

Më shumë se 100 mijë njerëz u mboldhën në qendrën e Londrës, me shfaqen më të madhe të fishekzjarreve në Evropë. Tubime masovike kishte në Paris, Berlin, Athinë dhe në Madrid.

Nata e vitit të ri në New York, ka kaluar pa kufizime dhe masa kundër Kovid 19. Mijëra qytetarë kanë pritur vitin e ri me me muzik dhe vallë në kryeqytetin e Meksikos.

Një numër i madh i njërëzve janë mbledhur edhe në plazhin e njohur Copakabana në Rio de Janeiro duke shijuar fishekzjarret për 12 minuta.

“Pas dy viteve mbyllje nga pandemia ,është privilegj i madh të jesh këtu dhe të marr pjesë në këtë shfaqe të ndërrimit të motmoteve” – tha një qytetarë.

“Të jesh këtu është një gëzim i madh,pas dy viteve ku nuk kemi pasur mundësinë të festojmë” – tha një tjetër qytetarë.

Në Dubai, viti i ri 2023 u festua me fishekzjarre spektakulare nga ndërtesa më e lartë në botë, Burxh Kalifa. (Florije Beluli – Kamberi, TVM2)