Kërçovë: Netët poetike “Takimet nën Rrap” në mbrëmjen e vitit të Ri
Në organizim të Lidhjes së Shkrimtarëve Shqiptar....

Në organizim të Lidhjes së Shkrimtarëve Shqiptar, në qytetin e Kërçovës u mbajtën netët poetike “Takime nën Rrap”. Ky manifestim për herë të parë mbahet në natën e ndërrimit të motmoteve dhe u mundësoi krijuesve që vargjet e tyre poetike ti prezentojnë në një atmosferë festive që shënoi edhe 30 vjetorin e themelimit të kësaj shoqate.
Manifestimi “Takimet nën Rrap” filloi me sofrën poetike të shtruar rrëzë Kalasë së Kërçovës, një sofër që i bashkoi krijuesit e të gjitha hapësirave shqiptare për të sjellë frymëzime poetike në një ambient tejet festiv, të organizuar në kalanë e Uskanës së lashtë.
Edicioni i 27-të me radhë i Takimeve nën Rrap, u mbajtë në mbrëmjen e vitit të Ri, dhe ai u organizua me rastin e 30 vjetorit të themelimit të Lidhjes së shkrimtarëve Shqiptarë.
Ky manifestim është i veçantë dhe ai vjen për herë të parë në këtë format me karakter festiv, vlersojnë kryetari i shoqatës Kalosh Çeliku dhe poeti i njohur Reshat Saitaj.
Një karakteristikë tjetër e këtij organizimi, është edhe antarësimi i poetes maqedonase Olivera Shirgoska në Lidhjen e Shkrimtarëve Shqiptarë të Maqedonisë, e cila me këtë rast potencoi se poezia nuk njeh kufij, përkatësi nacionale apo fetare.
Këtë mbrëmje poetike me karakter festiv e madhështoi këngëtari i njohur kërçovar Dervish Dervishi, i cili me këngët e tij të bukura solli një një atmosferë të bukur festive, në mesin e poetëve me rastin e vitit të Ri. (Shaban Dalipi, TVM2)