Papa mban meshën për Vitin e Ri, lutje për Ukrainën dhe viktimat e luftës

01.01.2023 17:15

Papa Françesku udhëhoqi ceremoninë....

Papa Françesku udhëhoqi ceremoninë për Ditën Botërore të Paqes të Kishës Katolike Romake, në bazilikën e Shën Pjetrit por fillimi i vitit të ri në Vatikan u mbulua nga hija e vdekjes së paraardhësit të tij, Benediktit.

Në fjalimin e tij Papa Francesku bëri thirrje për paqe, duke përmendur  vendet e shkatërruara nga lufta, përfshirë Ukrainën.

“Të lutemi në mënyrë të veçantë për djemtë dhe vajzat e saj që po vuajnë dhe nuk kanë më forcë të luten dhe për vëllezërit dhe motrat tona që janë viktima të luftës, duke kaluar këto festa në errësirë dhe të ftohtë, në varfëri dhe frikë, në dhunë dhe indiferencë” – tha Papa Françesku.

Ati i shenjtë u kërkoi besimtarëve që të punonin në mënyrë aktive për paqen dhe të mos “shpërdorin kohën përpara ekranit të kompjuterit”. (Migena Gorenca, TVM2)