Ukrainë, vazhdojnë sulmet ruse edhe në vitin 2023
Rusia ka vazhduar sulmet në Ukrainë...

Rusia ka vazhduar sulmet në Ukrainë edhe në natën e vitit të ri, duke kryer 43 sulme në 24 orët e fundit.
Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës njoftoi se ushtria ruse në 24 orët e fundit ka ndërmarrë 31 sulme raketore dhe 12 sulme ajrore kundër Ukrainës.
Në një deklaratë me shkrim nga Shtabi i Përgjithshëm thuhet se forcat ruse dje dhe sot në mëngjes kanë kryer sulme raketore dhe ajrore ndaj rajoneve të ndryshme të vendit.
“Sulmet ruse janë kryer kryesisht ndaj rajoneve Kiev, Çernihiv, Sumy, Khmelnytskyi, Donetsk, Zaporizhzhia, Mykolaiv dhe Kherson”, thuhet në deklaratë.
Ushtria ruse ka lëshuar drejt Ukrainës edhe mjete ajrore pa pilot përkatësisht 13 sulme me dronë Shahed-136 të prodhimit iranian.
Megjithate nuk ka munguar urimi poër vitin e ri i Presidentit Ukrainas, Volodymyr Zelensky.
Ai thekson se viti 2023 do të jetë vit i fitores së Ukrainës ndaj Rusisë.
