Botë

Sulmohet burgu në Meksikë, arratisen 24 të burgosur, 10 të vdekur

02.01.2023 09:45

Dhjetëra të burgosur janë arratisur nga një burg në Meksikën veriore pasi persona të armatosur...

Dhjetëra të burgosur janë arratisur nga një burg në Meksikën veriore pasi persona të armatosur, të dyshuar si anëtarë të një karteli droge, hapën zjarr në objekt. Dhjetë persona u vranë, së bashku me katër të burgosur, gjatë sulmit brutal në Ciudad Juarez.

Agresorët mbërritën jashtë burgut shtetëror Chihuahua me automjete të blinduara dhe filluan të qëllonin mbi rojet. Rreth 24 të burgosur u arratisën. Përleshjet brenda burgut, ku të burgosurit nga banda të ndryshme kriminale dhe kartele të drogës janë vendosur në qeli të veçanta, lanë gjithashtu 13 të plagosur. Katër prej tyre po trajtohen në spital, thanë autoritetet. 
 
Pak minuta para arratisjes, burra të armatosur qëlluan mbi policinë në një rrugë aty pranë, duke nisur një ndjekje me makinë që përfundoi me katër të arrestuar. Ushtria dhe garda kombëtare dolën  në ndihmë të autoriteteve lokale. 
 
Burgu përjetoi një tjetër kryengritjeje gushtin e kaluar, kur trazira brenda burgut u përhap në rrugë, duke lënë 11 të vdekur. Në një zonë tjetër të qytetit, dy shoferë vdiqën pas asaj që zyrtarët e quajtën agresion të armatosur. 
 
Autoritetet nuk kanë thënë ende detaje nëse incidentet kanë ndonjë  lidhje me njëra tjetrën. Incidentet shfaqin forcën që kartelet e drogës ushtrojnë ende në sistemin e burgjeve në Meksikë.