Maqedoni
Mjegull e dendur në Shkup, ka vonesa dhe devijime të fluturimeve
02.01.2023 10:38
Dukshmëria e reduktuar si dje ashtu edhe sot kanë vonuar disa fluturime nga aeroporti i Shkupit....

Dukshmëria e reduktuar si dje ashtu edhe sot kanë vonuar disa fluturime nga aeroporti i Shkupit. Disa prej avionëve ulen me vonesë më të madhe.
Mëngjesin e sotëm, fluturimi i parë nga Stambolli u ul me dy orë vonesë, si dhe fluturimi i dytë nga qyteti turk gjithashtu është planifikuar të aterojë me dy orë vonesë. Dje gjatë ditës është anuluar fluturimi i parë nga Malmö që është dashur të ulej pak pas mesnate, e më pas është ulur pasdite me tre orë vonesë. Mbrëmë janë devijuar për në Prishtinë pesë fluturime, tre nga Gjermania dhe nga një nga Italia dhe Zvicra, janë anuluar edhe fluturimet nga Stambolli dhe Bazeli. Në mbrëmjen e 31 dhjetorit, të paktën tre fluturime u devijuan për në Prishtinë, e në 1 janar në mëngjes avionët fluturuan prej andej për në Shkup për të marrë pasagjerë. Sipas parashikimeve, edhe sot në luginën e Shkupit pritet mjegull, ndërsa nga nesër kthjellim dhe mot më i ngrohtë.
