Botë

Kosovë, zero njohje të reja gjatë vitit 2022

02.01.2023 11:23

Që nga 4 shtatori i vitit 2020, kur në Shtëpinë e Bardhë u sigurua njohja nga Izraeli...

Që nga 4 shtatori i vitit 2020, kur në Shtëpinë e Bardhë u sigurua njohja nga Izraeli, vazhdon të mbetet 117 numri i shteteve që pranojnë Kosovën shtet. 

Nga Ministria e Punëve të Jashtme nuk duan të komentojnë  për mungesën e njohjeve. Izraeli është shteti i fundit që ka pranuar pavarësinë e Kosovës. Njohja nga ky shtet ishte siguruar nga ish kryeministri Avdullah Hoti dhe ish presidenti i ShBA-së Donald Trampi, në Shtëpinë e Bardhë, më 4 shtator 2020, në prani edhe të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq. Tri shtetet e tjera që para Izraelit kishin pranuar mëvetësinë e Kosovës janë: Madagaskari, Barbadosi dhe Bangladeshi.