Botë

5 ditë sulme të njëpasnjëshme, Kievi pa energji elektrike dhe ngrohje

02.01.2023 11:36

5 ditë sulme të njëpasnjëshme, Kievi pa energji elektrike dhe ngrohje...

Infrastruktura kryesore është dëmtuar në Kiev pas pesë ditësh sulme të natës nga dronët rusë, të cilat shkaktuan ndërprerje në furnizimin me energji elektrike dhe ngrohje. Furnizimi me ujë është ruajtur.
 
Forcat ruse sulmojnë me drone Shahid-136 të prodhuar nga Irani. Poltava, Kharkivi, Donetsku, Dnipropetrovski, Mykolaivi dhe Khersoni,  ishin shënjestruar në një ofensivë të madhe që forcat ruse nisën të enjten.
Ushtria ruse vazhdon ofensivën e saj në rajonin Donetsk, ku janë të përqendruara shumica e forcave të saj luftarake.
 
Shtabi suprem i forcave ukrainase thotë se "armiku vazhdon sulmet e tij në sektorin Bakhmut", një qytet në rajon që Rusia është përpjekur ta pushtojë për më shumë se gjashtë muaj me humbje të mëdha njerëzore dhe shkatërrime.