Botë
Japoni, gjenden dy viktima nga rrëshqitja e dheut
02.01.2023 12:19
Ekipet e shpëtimit kanë gjetur dy viktima në vendin e rrëshqitjes së dheut në verilindje të Japonisë....

Ekipet e shpëtimit kanë gjetur dy viktima në vendin e rrëshqitjes së dheut në verilindje të Japonisë.
Policia beson se ata janë çift, një burrë rreth të 80-tave dhe një grua rreth të 70-tave, që ishin raportuar si të zhdukur.Rrëshqitja e dheut erdhi nga një lartësi prej 20 deri në 30 metra dhe ishte rreth 100 metra e gjerë. Rreth 10 ndërtesa u dëmtuan rëndë. Një ekip prej rreth 200 personash nga policia, zjarrfikësja dhe Forca e Vetëmbrojtjes Tokësore kanë kryer kontrolle 24 ore.
