Maqedoni

Një i vdekur dhe një i lënduar rëndë nga aksidenti në rrugën Shtip-Koçan

02.01.2023 10:01

Përfundoi në mënyrë tragjike nata e parë e këtij viti për një 21-vjeçar nga Kadino i Shkupit....

Përfundoi në mënyrë tragjike nata e parë e këtij viti  për një 21-vjeçar nga Kadino i Shkupit. Ai është përplasur nga shoku i tij në rrugën Shtip - Koçan. 
 
Aksidenti ka ndodhur 20 minuta pas orës pesë të mëngjesit të së hënës. një person tjetër nga fshati Trubarevë e Shkupit ka mbetur i lënduar.
 
Të tre miqtë udhëtuan së bashku. Ata u ndalën gjatë rrugës , pasi 21-vjeçari dhe shoku i tij kërkuan të shkonin në tualet. Djali që ishte ulur në timon ka shkuar përpara me mjetin për t'i lënë në rrugë, por pas pak ka nisur të bëjë mbrapa dhe ka përplasur shokët e tij. Të dy janë dërguar me lëndime të rënda në spitalin e Shtipit, por pak pas orës 07:00 të mëngjesit të sotëm, djali nga Kadinoja u nënshtrua plagëve të marra.