Maqedoni
Mungojnë punëtorët e kualifikuar, arsimi dual, zgjidhje afatgjatë për problemin
02.01.2023 12:59
Investitorët e huaj në Ohër po përballen gjithnjë e më shumë me mungesën e fuqisë punëtore cilësore të kualifikuar...

Investitorët e huaj në Ohër po përballen gjithnjë e më shumë me mungesën e fuqisë punëtore cilësore të kualifikuar, për këtë arsye ata janë të detyruar të punësojnë njerëz nga qytetet përreth. E vetmja rrugëdalje nga situata aktuale është arsimi dual, i cili po bëhet gjithnjë e më tërheqës për të rinjtë, pasi partneriteti mes qendrave arsimore dhe kompanive mundëson punësim të shpejtë.
“Gjenerata e parë numëronte 17 nxënës dhe tashmë këtë vit numri i përgjithshëm i dy profileve që kemi – teknik për makineri prodhuese dhe teknik për mekatronikë industriale numëron 43 nxënës, që është numri më i lartë në të gjitha paralelet, d.m.th. nga të gjitha shkollat e vendit.”,- tha Sasho Nedeski, nga sh. e .m. ”Sveti Naum Ohridski” - Ohër.
Koncepti i arsimit dual në Qendrën Shkollore Elektromekanike të Ohrit është i bazuar në modelin gjerman, dhe gjenerata e parë përveç provimit të maturës shtetërore ka dhënë provim përfundimtar edhe në gjuhën gjermane.
“Përveç lëndës teorike të zhvilluar me sukses, të gjithë ata studentë që e kanë kaluar lëndën kanë pasur mundësi të kalojnë edhe atë praktike. Dhe pas përfundimit me sukses të pjesës praktike, studentët patën një certifikatë që vërteton se shkollimi, modeli dual i fituar në vendin tonë është identik me arsimin në Gjermani.”,- tha Ljupço Baleski, profesor i lëndëve elektrike.
“Do të doja të vazhdoja universitetin sepse do të doja të fitoja edhe më shumë njohuri dhe të fitoja aftësi edhe më të mira.”,- tha Muhamed Asan, nxënës.
“Mendoj se kam marrë një arsim të mirë praktik dhe pas mbarimit të shkollës së mesme, shpresoj që të punësohem në njërën nga kompanitë.”,- tha Martin Gjorgjieski , nxënës.
Përveç vendeve të punës, këtyre kuadrove të rinj duhet t'u sigurohen edhe kushte të mira pune dhe sigurisht paga solide, sepse me certifikatat që do të posedojnë do të mund të punësohen shumë shpejt në një nga vendet anëtare të BE-së.
VLORA LATIFI TOOJANI
