Botë

Suedi, dy shpëthime të reja në Stokholm, 5 të arrestuar

02.01.2023 13:27

Dy shpërthime të reja gjatë natës mes të hënës dhe të martës kanë tronditur Stokholmin....

Dy shpërthime të reja gjatë natës mes të hënës dhe të martës kanë tronditur Stokholmin. Pesë persona janë arrestuar. Ndërtesat në të dy zonat ku ndodhën shpërthimet, kanë pësuar dëme të konsiderueshme. Policia ka ndërmarë një aksion të gjerë dhe  ka hapur një hetim paraprak. Teknikët e bombave dhe ekspertët kriminalistikë ahvilluan gjithastu hetime në vendngjarje.
 
“Kemi një zhvillim të ngjarjeve që ndodhën në rajonin e Stokholmit që nga dita e Krishtlindjes e deri më sot. Në mëngjes kishim  dy shpërthime, një në Grimsta dhe një në Bagarmossen herët në mëngjes. Kemi arrestuar disa persona të dyshuar në lidhje me shpërthimin e dytë në Bagarmossen.”, tha Max Akervall, zëdhënës i policisë së Stokholmit.
 
Më 31 dhjetor,  një burrë rreth të njëzetave u qëllua për vdekje dhe dy të tjerë u plagosën pas një shkëmbimi zjarri në perëndim të Stokholmit. Pak më vonë, pati  një shpërthim në hyrje të një pallati në Ragsved në jug të kryeqytetit suedez. Policia beson se dy ngjarjet janë të lidhura.