Maqedoni
Besimi në gjyqësor, Nuhiu: Jemi të zhgënjyer nga perceptimi negativ
02.01.2023 14:07
Ministria e Drejtësisë nuk është e kënaqur me perceptimin negativ dhe besueshmërinë e ulët për gjyqësorin dhe prokurorinë...

Ministria e Drejtësisë nuk është e kënaqur me perceptimin negativ dhe besueshmërinë e ulët për gjyqësorin dhe prokurorinë, e që zhgënjen pritjet për reforma më të suksesëshme . Zv.ministri i drejtësisë, Agim Nuhiu, vlerëson se vendi ka dështuar në cilësinë e hetimeve dhe në keqpërdorimin e bindjes së lirë nga ana e gjykatësve dhe kjo ka bërë që të kemi fotografinë e keqe për gjyqësorin dhe prokurorinë.
“Puna e gjyqësorit dhe prokurorisë për vitin që lamë pas i ngjan atij drapërit që është në thes dhe maja i ka mbetur jashtë. Ne si Minsitri e drejtësisë nuk jemi të kënaqur me këtë përceptim që është krijuar për gjyqësorin dhe prokurorinë. Ministria e drejtësis ka vetëm kompetenca ekzekutive dhe nuk ka të bëjë drejtpërdrejt me gjyqësorin dhe prokurorinë, ata janë pjesë institucionale e një piramide të pavarur. Për këtë Ministria e drejtësis është e shqetësuar. Ne nuk kemi pretenduar të prekim “syrin e pleshtit me dorë” në fushën e gjyqësorit, por megjithatë kemi pritur që të kemi avansime, qoftë në cilësinë e hetimeve dhe mos keqpërdorimin e bindjes së lirë të gjykatësit i cili duhet të vendosë për situatat juridike.”, tha zv/ministri i drejtësisë, Agim Nuhiu.
Vjetërsimi i lëndëve, Nuhiu: Të reagojë prokuroria, të zbatohen sanksione
Sa i përket rasteve të fundit, përfshirë edhe kthimin në rigjykim të lëndës për ish shefit të DSK-së Sasho Mijallkov, veprim i cili po rrezikon vjetërsimin e lëndëve, Nuhiu thekson se duhet të reagojë edhe prokuroria dhe organet e tjera ligjzbatuese, ku nuk përjashtohet ndjekja penale.
“Unë mendoj se çdo keqpërdorim i pozitës zyrtare, i autorizimeve ligjore edhe nga ana e gjykatësit e që e konsumon figurën e veprës penale ata do të duhet të përgjigjen penalisht. Nuk mjaftojnë vetëm vërejtjet ose masat disciplinore që eventualisht që do të duhet të japin antarët e Këshillit Gjyqësor Republikan, apo Këshillit të Prokurorëve, do të duhet të funksionojnë edhe mekanizma të tjerë, sepse vetëm duke zbatuar sanksionet penale ne do të mundemi edhe të prevenojmë ose të minimizojmë keqpërdorimet eventuale.”, tha Nuhiu.
Nuhiu vlerëson se vetingu është mekanizmi i cili mund të godasë një gjyqësor të korruptuar, joprofesional ose një gjyqësor dhe prokurori që kanë lidhje me botën e krimit. Ai vlerëson njëkhësisht se udhëheqja e shumë gjykatave në vend nga shqiptarët, ka minimizuar çështjen e diskriminimit mbi baza etinike teksa ka pasur edhe mison të ndalen fabrikimet e akuzave ose aktgjykimeve të montuara për shqiptarët.
FLORIJE BELULI KAMBERI
