Pushimet në ski qendra dyfish më të shtrenjta, sërish qytetarët nuk heqin dorë nga pushimet
Aranzhmanet turistike për pushimet dimërore....

Aranzhmanet turistike për pushimet dimërore në Ski qendrat janë dyfish më të shtrenjta, për shkak të shtrenjtimit të energjensave në krahasim me periudhën para pandemisë, thotë Kryetari i Odës hotelerike, Arkan Kerim.
“Një familje katërantarëshe mundeshte më parë për 700 apo 800 euro të kalojnë një pushim njëjavor në hotel me katër yje, me gjysmëpansioni. Tani ky opcion është dyfish më i shtrejtë kushton 1500 euro” – tha Kryetari i Odës Hotelerike, Arkan Kerim.
Sërish qytetarët nuk heqin dorë nga pushimet dimërore. Kopaoniku është më i shtrenjtë se Maldivet, por kjo nuk paraqet pengesë pushimet të kalohen në mal.
“Këtë vit ka interes të shtuar për hotel Zllatibor, ka interes edhe për Kopaonik por edhe për Bullgarinë, Borovecin dhe Bansko, por për shkak të situatës interes të shtuar ka pushime dimërore në Sërbi” – u shpreh Kryetari i Odës Hotelerike, Arkan Kerim.
Qytetarët që anketuam me mendime të ndara. Disa do të kalojnë pushimet në vende të jashtme, të tjerët do të kursejnë dhe do të mbeten në vend.
“Dëshiroja të shkoj në Bosnje, por nuk ka borë do të kursejmë që të shkojmë pas muajit mars diku”.
“Me siguri në Bullgari. Është shumë më lirë krahasur me vendin tonë”.
“Planifikoj ti bëj pushimet por nëse dikush mi ofron si dhuartë për Vitin e Ri, me kënaqësi do të shkoja”.
“Do të shkoj në Tetovë në Kodrën e Diellit” – thanë disa nga qytetarët e intervistuar.
Kryetari i Odës Hotelerike shpreson se investimi i paralajmëruar në Kodrën e Diellit do të realizohet sa më shpejtë, që qytetarët e vendit të mos detyrohen të udhëtojnë në vende të jashme për skijim.
Drejtuesi i Ski qendrës thotë se këtë vit do të fillojnë punimet infrastrukturore sipas planit të dorëzuar nga investitori. (Flutura Latifi, TVM2)
