Osmani vendos udhëzuesin, “M-Kartë” për Fast-Track në aeroportet e RMV-së

02.01.2023 15:05

Nga kjo e martë, edhe zyrtarisht gjatë hyrjes në aeroportet e Shkupit dhe Ohrit....

Nga kjo e martë, edhe zyrtarisht gjatë hyrjes në aeroportet e Shkupit dhe Ohrit, bartësit e MKartës të mund të përdorin “fast-track”.

“M-Karta” u prezantua në maj të 2021, si  mirënjohje për individë të dalluar që jetojnë në diasporë, të cilët me punën dhe profesionalizmin e tyre kanë treguar sukses të jashtëzakonshëm, duke promovuar Maqedoninë e Veriut jashtë vendit.

Në mesin e bartësve ka shkencëtarë, mjekë, biznesmenë, punonjës të kulturës etj. Për regjistrimin e personave të tillë janë ngarkuar  përfaqësitë diplomatike-konsullore jashtë vendit, e  përzgjedhja e bartësit të “M-Karta” bëhet me procedurë strikte.

Një mundësi të tillë deri më tani e kanë marrë 69 qytetarë tanë në diasporë.

“Projekti ‘M-Karta’ përfaqëson një rrjet të qytetarëve tanë cilësorë në diasporë, të cilët dallohen me ekspertizën e tyre dhe angazhimin në mjedisin e ri ku jetojnë, gjë që i bën ata ambasadorë të vërtetë që përfaqësojnë Maqedoninë e Veriut në mënyrën më të mirë të mundshme. Kalimi i përshpejtuar i aeroporteve tona, i cili realizohet në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme, është një njohje simbolike e punës dhe cilësisë së tyre dhe mirënjohje për institucionet dhe shtetin tonë” – tha Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.

Krahas   kalimit të  përshpejtuar në aeroportet e Shkupit dhe Ohrit,  në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, do të punohet në përcaktimin e përfitimeve  të tjera simbolike, si hyrje pa pagesë në manifestimet kulturore, muzetë dhe galeritë, në bashkëpunim të ngushtë me. (Sanije Duraku, TVM2)